Eksplozivi në rrugën e Gazimestanit ende nuk është çaktivizuar

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas Bekës, eksplozivi ende nuk është çaktivizuar.

“Eksplozivi i gjetur në rrugën që të çon drejt Gazimestanit ende nuk është çaktivizuar. Njësitet e nevojshme po punojnë në rast”, tha Beka.

https://kallxo.com/rreth-15-kilograme-eksploziv-gati-per-te-shperthyer-kapet-nga-policia-e-kosoves/