Ekspertja alarmon kundër hidrocentraleve: Të mos varroset çdo lumë në Kosovë!

Ellen Frank, një gjeografe ambientale nga organizata ‘ERA Group’ paraqiti një analizë që alarmon për degradim mjedisor nga planet për ndërtimin e hidrocentraleve në Kosovë.

Në debatin me pyetjen se a ka Kosova ujë të mjaftueshëm për hidrocentrale, Frank u shpreh e bindur që nuk ka dhe se po bëhen politika të gabueshme në këtë drejtim.

“Kosova s’ka kapacitet të mjaftueshëm për hidrocentrale. Edhe ne mendojmë në Kosovë të përmbushet ai kriter, riprodhimi i energjisë me hidrocentrale të vogla. Nga 35 për qind sa është kërkuar nga BE-ja, Kosova vullnetarisht ka thënë se do të shkojë në 29 për qind të energjisë nga burime të ripërtritshme. Kjo vjen me zgjedhje të vështira, me zgjedhje të rënda”, tha Frank.

Ekspertja tregoi se në përpjekjet e Kosovës për të përmbushur direktivat e BE-së që 25 përqind e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë të bëhet nga burimet e ripërtritshme, po shkaktohet rrezik i madh ambiental.

“Në strategjinë e BE-së, Kosova planifikon që 75 përqind të energjisë nga burimet riprodhuese do të bëhet nga hidrocentralet. Hidrocentralet mund të jnë energjia jonë e riparueshme, nuk është domosdoshmërisht energji e qëndrueshme. Hidrocentralet mund të kenë ndikim negative në mjedis, në komunitetet locale, në trashëgimi kulturore dhe mund t’ia ndalojë të drejtën themelore të një personi për të pasur qasje në ujë të pijshëm”, theksoi ajo.

Frank në këtë debat, paraqiti shembuj të rrezikimit të burimeve të ujit të pijshëm nga hidrocentralet, duke vlerësuar se është e palogjikshme të shfrytëzohet potenciali total ujor i Kosovës në hidrocentrale, nëse kontributi i tyre në energji elektrike është jo më shuëm se 5 përqind.

“Aktualisht çfarë po shohim në Kosovë është zhvillim i secilit lum, secilit përrua dhe nga viti 2016, 25 hidrocentrale të reja janë duke u ndërtuar. Nëse nuk do të jetë ndonjë kontribut energjetik, nëse do të ketë efekte të tmerrshme dhe të rënda mjedisore, pse po planifikojmë të varrosim secilin lum në Kosovë në emër të energjisë së riparueshme”, tha Frank.

Duke u përgjigjur në çështjet e ngritura nga ekspertja, përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit, Gani Berisha tha se nuk po lëshojnë shumë leje për hidrocentrale.

“Unë e konsideroj shumë çka tha të drejtë, si institucione të reja nuk kemi arritur të kemi një politikë të harmonizuar dhe të qëndrueshme. Kemi një vërshim të kërkesave për leje të hidrocentraleve, vetëm një pjesë e vogël është lëshu deri sot”, tha Berisha.

Çështja e ndërtimit të hidrocentraleve u debatua në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, të moderuar nga Jeta Xharra.

Pjesëmarrës në debat ishin: Besfort Kosova nga KOSID, Gani Berisha nga Ministria e Ambientit, Ellen Frank – Organizata Era Group, Adriatik Gacaferi  nga aktivist nga Deçani, Bledor Tolaj, banor, Bekim Shyti nga Shoqata per energji te riperteritshme, Baton Begolli nga Këshilli ndër-ministror për ujë e të tjerë…

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: