Ekspedita e Kosovës në karate niset sërish për Serbi

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekspedita e Kosovës në karate do të niset sërish për në Novi Sad të Serbisë për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë.

Takimi i nisjes bëhet sot nga Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 16:30, thuhet tutje në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kujtojmë se sot ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë.

Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi.

Rreth ndalimit të karateistëve për të hyrë në Serbi kanë reaguar edhe krerët e shtetit. /21Media