Ekskluzive: Specialët e Prizrenit në aksion kundër hajnave

Bastisjet ndaj një grupi të personave të dyshuar për vjedhje në rajonin e Prizrenit kanë qenë temë e rubrikë “Policia” të transmetuar këtë të premte në “Drejtësia në Kosovë”.

 

Aksioni i zhvilluar me mbështetjen e njësive special ka pasur qëllim arresitmin e personave të dyshuar për vjedhje.

Hetuesi policor në nisje të aksionit ka sqaruar se personat janë të dyshuar për një varg vjedhjesh në qytet.

Në pamjet e transmetuara gjatë aksionit janë shfaqur momentet kur njësitë special të armatosur me armë të gjata kryejnë ndërhyrjen në shtëpinë e personave të dyshimtë.

Në material të tjera janë shfaqur momentet kur personi i dyshuar arrestohet nga njësitë speciale. Aksioni ka vazhduar me basitsjet në shtëpinë e të dyshuarve ku policia ka zbuluar dy armë, një pistoletë dhe një pushkë dhjetëshe.

Armët janë konfiskuar ndërsa së bashku me to policia ka arrestuar personin e kërkuar.