Ekskluzive: Çka parasheh kërkesa për paraburgimin e Milaim Zekës

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj deputetit  Milaim Zekës.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj Milazim Zekës, prokurori Rexhep Maqedonci e ka arsyetuar me deklaratën e dhënë nga deputeti Zeka në një intervistë në një media në Kosovë më datë 24 shtator ku ka thënë se do të ndjek prokurorin Afrim Shefkiu me gjyqe e kanun por edhe privatisht.

Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyqe, me kanun dhe privatisht’, dhe kështu tek i dëmtuari Afrim Shefkiu ka shkaktuar ndjenjën e frikës.

Prokurori Maqedonci masën e paraburgimit e ka arsyetuar me rrezikun e ikjes së Zekës pasi që procesi gjyqësor ndaj tij do të filloj më datë 2 tetor të këtij viti.

Po ashtu, Prokurori Maqedonci ka përmendur rrezikun e ndikimit të Zekës si deputet në Kuvendin e Kosovës tek prokurori Shefkiu.

Krejt në fund të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori Maqedonci ka përmendur edhe rrezikun e përsëritjes së veprës së ngjashme nga Zeka nëse gjendet në liri.

https://kallxo.com/fjalet-e-para-te-milaim-zekes-para-gjykates/

https://kallxo.com/arrestohet-deputeti-milaim-zeka/

https://kallxo.com/flet-avokati-i-milaim-zekes-arrestimi-i-deputetit-eshte-i-pabaze/