Edita Tahiri, Ministre për Dialog

Edita Tahiri duartroket mos-dekretimin e ministrit nga Kosova nga Ilir Meta

Ish ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri e ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos e dekretuar Gent Cakajn si ministër për Europën dhe punëve të Jashtme.

Madje për Tahiri ky vendim i Metës është vendim kombëtar dhe vizionar.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit te Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama.”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

Për mos-dekretimin e Cakajt pak më herët reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, që e cilësoi si të turpshëm.

Ai madje, i kërkoi falje Kosovës për këtë turp, që sipas tij e ka bërë Presidenti Meta.

https://kallxo.com/ilir-meta-nuk-e-dekreton-gent-cakajn-shkaku-i-deklaratave-pro-korrigjimit-te-kufijve-dokument/

https://kallxo.com/edi-rama-e-quan-te-turpshem-vendimin-per-mos-dekretim-te-ministrit-nga-kosova/