Foto: Kallxo.com

Edi Rama: Serbia të zbresë me këmbë në tokë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se është duke e përkdhelur Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit europian përderisa po i vë barriera Kosovës në këtë rrugë.

“Të mos na tregojnë shumë përralla edhe miqtë europiane ndërkohë që Serbinë vazhdojnë ta përkëdhelin”, tha rama gjatë një konference për shtyp në Pejë pas një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse Kosova e ka kapërcyer të shkuarën dhe e ka ndërtuar në këtë vend shembullin më të shkëlqyer të respektit për minoritetet dhe nëse serbët në Kosovë gëzojnë të drejta të cilat nuk i gëzon asnjë minoritet tjetër në Europë, le më shqiptarët në Serbi, atëherë kjo nuk është diçka që Serbia mund ta marrë qyl”, tha ai.

Rama tha se qeveria e Shqipërisë e mbështet qeverinë e Kosovës në masat e fundit të vëna ndaj produkteve serbe.

“Tarifa 100% është iracionale në kushte racionaliteti, por në kushte të një sjelljeje joracionale ndaj Serbisë është e vetmja përgjigje”, shtoi Rama.

“Tarifa nuk është një veprim ekonomik, por është një reagim i qartë politik dhe një ftesë për Serbinë që të zbresë me këmbë më tokë sepse rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtohet me thikë pas shpine për shqiptarët”, nënvizoi Rama.

“Serbia shkon në të kundërtën e saj që është rruga e së ardhmes duke e përjashtuar Kosovën nga marrëveshjet e roamingut, që na bënë neve dhe Kosovën ta bëjmë brenda 6 mujorit te ardhshëm pa roaming”, tha ai.

“Serbia nuk mund të ketë një fytyrë për Shqipërinë e një fytyrë për Kosovën… Kjo është Republika e Kosovës, Metohijën le ta mbajnë për vete. Kjo është që nuk negociohet më”, tha Rama.