Adem Demaçi

Edi Rama për Adem Demaçin: Shqiptar i llojit më të mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lartësuar veprën e Demaçit duke e cilësuar atë si shqiptari i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë dhe mik i llojit më të lartë.

Rama ka shkruar se Demaçi iku nga kjo botë si zotëri që i tha të gjitha.

“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”, ka shkruar Rama në Facebook.

Veprimtari shqiptar, Adem Demaçi vdiq sot në moshën 82 vjeç.

Kjo u bë e ditur gjatë seancës së sotme të Kuvendit e cila ndërpreu punimet./21Media