Edi Rama gjatë mitingut hapës të fushatës në Tiranë | Foto nga : LSA

Edi Rama emëron dy kosovarë ministra në Qeverinë e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ndryshime të mëdha në Qeverinë e tij.

Ai ka ndryshuar një numër të konsiderueshëm të krerëve të ministrisë, duke i zëvendësuar shumicën prej tyre.

Top Chanel shkruan se Rama ka emëruar dy ministra të rijnë që vijnë nga Kosova.

Gent Cakaj nga sot do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, duke e zëvendësuar Ditmir Bushatin, ndërsa Besa Shahini do të zëvendësoj ministren e shumë përfolur të Arsimit, Lindira Nikolla.

Këto detaje, Rama i bëri të ditur sot gjatë ditës në Asamblenë e Partisë Socialiste.

 

Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini  në Ministrinë e Arsimit.

Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.

Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali./Top Channel