Edhe sot priten reshje lokale të shiut

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesshme të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale mbeten të ngjashme, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.