Edhe shefi i OSBE-së në Kosovë reagon për bërllokun në Prishtinë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, nëpërmjet një postimi në rrjetin “Facebook”, ka reaguar për bërllokun në Prishtinë.

Ai ka postuar dy fotografi të një pjese në periferi të Prishtinës me titullin “New Prishtina?”, duke shprehur shqetësimin e tij për mbeturinat në kryeqytet.

KALLXO.COM ditëve të fundit ka raportuar për gjendjen e kryeqytetit në lidhje me bërllokun, ndërsa komuna e Prishtinës ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

https://kallxo.com/fotografite-e-krimit-mjedisor-ne-prishtine/