QKUK - Foto: KALLXO.com

Edhe Një i Vdekur nga Fruthi

Fatmir Beqiri, 37-vjeçar nga komuna e Lipjanit, ka ndërruar jetë sot në Klinikën Intensive në QKUK.

I ndjeri qe 20 ditë ishte duke u trajtuar në këtë klinikë nga sëmundja e fruthit.

Mësohet se Fatmiri ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vdekjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu.

“Sot rreth orës 13:30 është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muajsh ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohe qe më shumë se 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth ndodhej në Klinikën Infektive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetojë, meqë gjendja ishte shumë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Ditë më parë nga fruthi ka vdekur edhe një foshnjë 15 muajshe nga Fushë-Kosova. /21Media