Njesitë Speciale ne veri - 28.05.2019,.

Edhe një tjetër polic i lënduar në aksionin në veri

Një pjesëtar tjetër i Policisë është lënduar në aksionin e sotëm i cili ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe që është duke vazhduar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ky është polici i tretë i lënduar gjatë këtij aksioni ndërkohë që ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsejt katër policë, njëri prej tyre i plagosur me armë zjarri.

KALLXO.com mëson se njëri polic është plagosur në dorë ndërsa tjetri në shpinë.

Më herët, Drejtori Mjekësor i Spitalit në Mitrovicën e Jugut, Zahir Musa, tha për KALLXO.com se gjendja e policit të plagosur gjatë aksionit të sotëm në pjesën veriore të Kosovës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Musa tha se përveç policit të plagosur, në këtë spital ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy policë tjerë që kanë marrë lëndime gjatë protestës së serbëve që kanë kundërshtuar aksionin e arrestimeve të sotme në veri.

“Gjendja e policit për momentin është stabile. Një polic është i plagosur me plagë shpuese dhe është jashtë rrezikut. Për momentin është i shtrirë në repartin e kirurgjisë. Një tjetër polic është i lënduar në ije dhe një tjetër është i lënduar me një gërvishtje. Është bërë ekzaminimi dhe momentalisht gjendja është stabile”, tha Musa për Kallxo.

 

28 Maj 2019 - 10:18

Kreshnik Gashi 28/05/2019 - 10:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend