Ilustrim: Kallxo.com

Edhe kirurgët plastikë ndërprenë grevën

KALLXO.com mëson se sot në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është punuar edhe në salla operative edhe në ambulanta specialistike me kapacitete të plota duke u bërë grupi i dytë i kirurgëve që ndërprenë grevën pas disa javëve

I kontaktuar nga KALLXO.com drejtori i kësaj Klinike Zejnë Buja tha se një vendim definitiv për ndërprerjen e grevës do të jepet nesër.

“Po kanë punuar salla dhe ambulantat, e kemi dhënë një paralajmërim por nesër në mëngjes do ta japim vendimin tonë” tha ai.

Grevës së kirurgëve u janë larguar edhe kirurgët torakalë.

https://kallxo.com/kirurget-torakale-e-ndalin-greven/

Kirurgët abdominalë vazhdojnë të jenë në grevë, kërkesa e kirurgëve është që koificienti i tyre të jetë i barabartë me gjyqtarë e prokurorë.