Ilustrim

Edhe inspektorët shëndetësorë futen në grevë për paga

Inspektorët shëndetësorë kanë paralajmëruar grevë nga e hëna, mëson Kallxo.com.

Sipas burimeve të KALLXO.com ata kërkojnë rritjen e pagave pasi që, sipas tyre, është e papranueshme që rroga e tyre është sa e një infermieri.

Kallxo.com mëson se ata sot janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë Uran Ismailin.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ardita Barakun, shefe e Inpektoratit Shëndetësor, por ajo nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.