Edhe Haradinaj ka pranuar ftesë për takim me Vuçiqin në Berlin

Pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë më 29 prill në Berlin në takim me udhëheqësit shtetërorë të Ballkanit.

Zyra për media e kryeministrit, e konfirmoi për KALLXO.com se Haradinaj do të jetë pjesë e këtij takimi të organizuar nga Merkel dhe Macron.

“Kryeministri Haradinaj ka pranuar ftesën dhe do të marrë pjesë në këtë takim”, tha zyra.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar ftesë nga Gjermania dhe Franca që të jetë pjesë e takimit me udhëheqësit shtetërorë të Ballkanit.

https://kallxo.com/thaci-ka-pranuar-ftese-per-takim-me-vuciqin-ne-berlin/

Po ashtu presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha pas takimit me Listën Serbe se është ftuar nga Berlini në një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Unë jam ftuar në Berlin me kryeministren, Ana Brnabic me ftesë të Gjermanisë dhe takimi do të mbahet me 29 prill. Aty po ashtu të ftuar janë edhe Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj”, tha Vuçiq.

https://kallxo.com/vuciq-thac-e-haradinaj-ftohen-per-takim-ne-berlin-me-29-prill/

www.kallxo.com