Policia e Kosovës në një operacion të mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Edhe Dy Të Arrestuar për Terrorizëm

Policia e Kosovës pas një aksioni në tri qytete të Kosovës, Kaçanik, Viti dhe Mitrovicë, ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për terrorizëm.

Drejtoria Kundër Terrorizmit në aksionin e realizuar dje si vazhdimësi e aksionit të datës 4 nëntor, ku u arrestuan shtatë persona, ka zhvilluar një operacion në tri lokacione të ndryshme.

Policia njofton se gjatë këtij operacioni u arrestuan dy persona (L.G. dhe A.M), nën dyshimin e bazuar se kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Penal (Kapitulli XIV), përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

KALLXO.com raportoi edhe më herët për aksionin e Policisë së Kosovës ku u arrestuan 7 persona dhe për caktimin e masës së sigurisë ndaj këtyre personave.

http://kallxo.com/prokuroria-te-arrestuarit-per-terrorizem-planifikonin-sulm-ne-kosove/

http://kallxo.com/arrestime-nen-dyshimet-per-terrorizem/