Philip S. Kosnett - Ambasadori i SHBA-se ne Kosove

Edhe ambasadori amerikan mbështet Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar sot se politika duhet të qëndrojë larg sektorit të arsimit në Kosovë.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se e mbështet deklaratën e shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë rreth situatës së krijuar pas kërkesës së rektorëve të universiteteve publike drejtuar Komisionit parlamentar të Arsimit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe për shfuqizimin e vendimeve të tyre..

“Sektori i arsimit nuk është vend për politikën. E mbështes plotësisht deklaratën e Nataliya Apostolova: Agjencia e Kosovës për Akreditim duhet të qëndrojë e pavarur për të siguruar cilësinë e arsimit në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ishte takuar dje (28 janar) me anëtarët e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ku kishte deklaruar se politika duhet të rrijë larg punës së agjencive të pavarura sepse ndërhyrjet e tyre kishin shkaktuar përjashtimin e AKA-së nga Regjistri Europian i Sigurimit të Cilësisë.

https://kallxo.com/apostolova-kunder-rektoreve-mbeshtet-agjencine-e-akreditimit/

https://kallxo.com/terhiqet-akreditimi-i-74-programeve-ne-universitete/

https://kallxo.com/universitetet-publike-kerkojne-shkarkimin-e-anetareve-te-kshc-se-dhe-riakreditimin-e-programeve-te-kaluara/

https://kallxo.com/dokument-kshc-iu-pergjigjet-rektoreve-nuk-i-plotesuat-kriteret/

https://kallxo.com/rektoret-para-komisionit-per-arsim-ne-excel-pame-vetem-ngjyren-e-kuqe/

https://kallxo.com/edhe-universitetet-nga-neser-ne-greve-rektoret-kerkojne-shkarkimin-e-ministrit-bytyqi/

https://kallxo.com/koliqi-kerkesat-e-rektoreve-jane-jashte-kompetences-se-tyre/