Edhe AAK thotë se do ta dërgojnë Thaçin në Kushtetuese për KQZ-në

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha sot se as kjo parti nuk është në dijeni nëse do të dekretohet nesër anëtari i tyre në KQZ nga presidenti, Hashim Thaçi.

“Konsiderojmë se gjashtë grupet parlamentare duhet të jenë të përfaqësuese në KQZ dhe kjo është detyra e presidentit dhe nuk duhet të anulohet asnjë nga grupet parlamentare që ua jep ligji për zgjedhje. Të gjitha grupeve parlamentare u është kërkuar nga një anëtar dhe i kemi dërguar, as ne nuk kemi marrë asnjë konfirmim se anëtari ynë është ai që do të dekretohet nesër”, tha Ahmeti duke kërkuar nga Thaçi që ta bëjmë emërimin konform ligjit.

Shefi i GP të AAK-së sikurse edhe NISMA paralajmëroi se do ta dërgojnë presidentin në Kushtetuese.

“Thaçi ta kryejë rolin e vet duke e pasur parasysh që gjashtë grupet parlamentare kanë të drejtë ta kenë nga një. Nëse presidenti nuk i emëron gjashtë anëtarët ashtu siç i ka kërkuar vetë, ashtu siç i jep ligji mbi zgjedhjet normalisht që do t’i drejtohemi gjykatës Kushtetuese”, tha Ahmeti në një konferencë për media.

https://kallxo.com/psd-ja-kunder-vendimit-te-thacit-per-kqz-ne-paralajmeron-se-do-ta-dergoje-ne-kushtetuese/

https://kallxo.com/nisma-do-ta-dergojme-thacin-ne-kushtetuese-nese-se-emeron-anetarin-tone-ne-kqz/

Ndërsa, pas kërkesës së ambasadës së ShBA-së në Kosovë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur ta bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së, pasi ai e ka vonuar emërimin e tyre për një vit.

https://kallxo.com/bllokimi-i-kqz-se-thaci-thote-se-kete-jave-do-te-emerohen-anetaret-e-kqz-se/