Rezidenca e Ibrahim Rugovës në Velani. Foto: Kallxo.com

Edhe 57 mijë euro nga rezervat e shtetit për ‘oborrtarët’ e familjes Rugova

Qeveria e Kosovës i ka ndarë edhe 57 mijë euro të tjera nga fondi rezervë për punëtorët që punojnë në rezidencën e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në lagjen Velania të Prishtinës.

Këtë vendim, qeveria e ka marrë në mbledhjen e sotme, pas një propozimi nga Zëvendës Ministrja e Kulturës, Burbuqe Deva Bakija.

Në këtë rezidencë jeton gruaja dhe fëmijët e Presidentit Rugova.

Sipas vendimit të qeverisë, ky staf që punon në bazë të kontratave për shërbime të veçanta, do të jetë i angazhuar do të ndihmojë në mirëmbajtjen e rezidencës.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria ndan mjete nga fondi rezervë për këtë rezidencë për shkak të statusit të paqartë të punëtorëve të angazhuar në këtë rezidencë.

https://kallxo.com/58-mije-euro-nga-rezervat-per-rezidencen-e-familjes-rugova-ne-velani/

https://kallxo.com/qeveria-28-mije-euro-per-rezidencen-e-rugoves-ne-velani/

https://kallxo.com/punetoret-ne-rezidencen-e-ibrahim-rugoves-paguhen-nga-buxheti-haradinaj-kerkon-kontrata-per-ta/

https://kallxo.com/ministria-e-kultures-nuk-tregon-nese-do-hapet-konkurs-per-12-punetoret-e-rezidences-ibrahim-rugova-ne-velani/

https://kallxo.com/peleti-per-rezidencen-ibrahim-rugova-eshte-blere-nga-qeverisja-haradinaj/

https://kallxo.com/rezidenca-e-presidentit-trashegimi-kulturore/