Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Edhe 50 Banesa për Kategoritë e Dala nga Lufta

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi sot kontratat për 50 banesa që do u jepen kategorive të dala nga lufta.

50 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së do të përfitojnë  banesa nga kjo kontratë e nënshkruar nga i pari i kryeqytetit.

“Pas një procesi disa mujor familjet më meritore do të përfitojnë nga ky program i Komunës së Prishtinës”, tha Ahmeti në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.