Foto: Facebook

Ecje për Fuqizimin e Grave Ndërmarrëse

Sot organizohet ngjarja Global Mentoring Walk me moton “Fuqizimi i Gruas Ndërmarrëse”.

Ky aktivitet organizohet për herë të parë në Kosovë dhe fillon nga ora 10:00 me ecjen, duke filluar nga Hotel “Grand”, për të vazhduar deri te Kuvendi i Kosovës.

Ecja u mundësua përmes partneritetit të Vital Voices dhe Melita & Partners dhe në bashkëpunim me Business Consultants Council (BCC) dhe Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës (G7).

Ecja është përkrahur edhe nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me SIDA – Agjencinë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe PPSE – Promoting Private Sector Employment që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkepunim – SDC.

Që nga viti 2008 kjo ecje organizohet çdo vit në vende të ndryshme të botës për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Mijëra gra nga e gjithë bota tubohen në vendet e tyre për të marrë pjesë në ecje.

Vetëm në 2017-ën Vital Voices organizoi 126 shëtitje në 60 vende, në të cilat morën pjesë afro 13,000 gra dhe vajza duke dërguar mesazh të fuqishëm që gratë udhëheqëse anembanë botës japin dhe investojnë te brezat e ardhshëm.