E turpshme, varrezat në Gjilan mbulohen nga bërlloku

Hapësira e varrezave të qytetit në Gjilan gati është shndërruar në një deponi mbeturinash.

Lexues të KALLXO.com kanë dërguar fotografi dhe video ku shihet gjendja e tanishme e kësaj hapësire.

Plastika të ndryshme, qese e mbeturina të tjera janë hedhur shumë afër varreve dhe brenda rrethojave të hapësirës së varrezave.