E rrallë: Teuta Rugova u shfaq sot në Kuvend

Janë të pakta seancat e Kuvendit të Kosovës në të cilat shihet vajza e ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova.

Por, gjatë ditës së sotme, teksa po diskutohej për vazhdimin e mandatit të Komisionit Hetimor për deportimin e gjatë shtetasve turq, në seancë është parë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova.

Sipas platformës së Institutit Demokratik të Kosovës për monitorimin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës, deputetja Rugova shihet se nuk ka qenë e pranishme në gjysmën e seancave të Kuvendit.

Nga 117 seanca të Kuvendit të Kosovës, ajo mori pjesë vetëm në 66 prej tyre. Ose, vetëm 56 për qind të seancave në përgjithësi.

Teuta Rugova, që në zgjedhjet e fundit mori mbi 10 mijë vota, ajo i takon listës së deputetëve të “heshtur” të Parlamentit.

ETIKETA

15 Prill 2019 - 22:04

Valon Fana 15/04/2019 - 22:04
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend