Burim Kelmendi, kryeshef i kompanise regjionale "Pastrimi" Foto: KALLXO.com

E pranon kryeshefi, partia e Haradinajt e ndihmoi në punësim

Kryeshefi i ndërmarrjes publike “Pastrimi”, Burim Kelmendi e ka pranuar për KALLXO.com se është simpatizant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe se është ndihmuar nga AAK për të ardhur në krye të ndërmarrjes, ndonëse është zgjedhur përmes konkursit.

“Pjesë e ndonjë partie politike nuk jam, por jam simpatizant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në pozitën e kryeshefit jam ardhë përmes konkursit publik”, tha Kelmendi për KALLXO.com

Ai e pranon se është ndihmuar nga AAK për të ardhur në krye të ndërmarrjes.

“Normal që na ka ndihmuar”, u shpreh Kelmendi kur u pyet nëse është ndihmuar nga AAK për të ardhur në krye të kësaj ndërmarrje.

Kompania regjionale “Pastrimi”, përveç në Komunën e Prishtinës, menaxhon edhe me disa njësi tjerë.

Aktiviteti i kompanisë shtrihet në 7 komuna, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Graçanicë dhe Lipjan.

Në intervistën dhënë për KALLXO.com, Kelmendi ka folur për punësimet që janë bërë në këtë kompani në muajt e fundit.

Kompania Pastrimi numëron rreth 600 punëtorë që janë të shtrirë në të gjitha njësitë regjionale.

Intervistën e plotë me kryshefin e ndërmarrjes “Pastrimi”, Burim Kelmendi mund ta gjeni këtu.

https://kallxo.com/kryeshefi-qe-simpatizon-aak-ne-flet-per-punesimet-e-familjareve-te-njerezve-te-afert-me-politiken-video/