Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com
E pranon fajësinë i akuzuari për aksident trafiku
Në Gjykatën e Pejës e ka pranuar fajësinë Shaban Zogaj, i akuzuar për aksident me lëndime të rënda trupore.
“E pranoj fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohem”, tha i akuzuari.
Prokuroja e çështjes Suada Hamza e pranoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari, duke konstatuar se pranimi është bërë në mënyrë vullnetare dhe në përputhje me provat materiale në shkresat e lëndës.
Gjykatësi Ahmet Rexhaj njoftoi palët se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 25 korrik.
Sipas aktakuzës, Shaban Zogaj në fshatin Dubovë, me të arritur të udhëkryqi nuk respekton rrugën me përparësi kalimi, ku pa u siguruar mirë kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes, duke goditur veturën e llojit “Audi”, ku si pasojë përpos dëmeve materiale, ka pësuar lëndime të rënda trupore e dëmtuara Festina Mehmetaj.