E përsërit Haradinaj: Taksa hiqet kur Serbia e njeh Kosovën si shtet

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lideri AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin e radhës të kryesisë së partisë së tij, ka përsëritur se taksa prej 100% për Serbinë largohet vetëm kur Serbia do ta njohë Kosovën si shtet.

“Heqja e kësaj takse do të bëhet vetëm atëherë kur Serbia do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, sepse po u tërhoqëm nga ky vendim ne do të tërhiqemi nga vetvetja”, ka thënë Haradinaj.

AAK përmes një njoftimi në “Facebook” ka njoftuar se kryesia e AAK-së i dha mbështetje të fuqishme liderit të partisë, Ramush Haradinaj për taksën 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.