Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

E Përsërit Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi Është në Çakorr

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëriti sot se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr, ndërsa shtoi se Kosova tanimë e ka një komision shtetëror dhe do t’i presin rezultatet e tij.

Sa i përket raportimeve se shteti i Surinamit ka tërhequr njohjen për Kosovën, kryeministri tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe nuk e ka parë të arsyeshme që të komentojë më shumë për këtë.

Haradinaj këto deklarata i ka dhënë gjatë një takimi që pati me ministren e Mjedisit, Albena Reshitaj.

Nga ana e saj, Reshitaj tha me këtë rast se me Haradinajn janë dakorduar që mbrojtja e mjedisit të jetë prioritet i Qeverisë për trajtimin e ujërave, lumenjve, ujërave të zeza dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë ministri.

Ndërsa Haradinaj tha se kjo ministri ka për obligim hartimin e ligjeve për ndërtime dhe urbanizëm për një menaxhim efikas.

“Unë kërkova nga ministrja që ka të bëjë me agjendën europiane të njohura si ERA. Do ta vizitojmë Brukselin lidhur me MSA për arritjet e dhe zbatimin e kritereve për këtë marrëveshje”, tha Haradinaj. /21Media