Foto: Ilustrim

A e Përdor Ministrja e Mjedisit Qymyrin për Ngrohje?

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka rrëfyer mbi zgjedhjen e saj në alternativat për ngrohje.

Reshitaj, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se megjithëse vet nuk është përdoruese e qymyrit, ka njerëz në rrethin e saj që e bëjnë.

“Unë nuk e përdor qymyrin, as anëtarët e familjes time por rrethi më i gjerë po, komshinjtë disa prej tyre e përdorin. Janë disa arsye pse nuk e përdori, fillimisht ka aromë shumë të pakëndshme, shkakton pluhur ka impakt drejtpërdrejtë në shëndetin tim dhe familjes”, tha ajo.

Ajo gjithashtu konstatoi se i ka rënë të shoh që edhe njerëzit me një status më të lartë social përdorin një mënyrë të pashëndetshme për ngrohje.

“Jam e shqetësuar se unë shoh se shtëpitë që janë në pjesën e qytetit si Breg të Diellit, Aktash ose Velani, ku jo të gjithë qytetarët e Prishtinës kanë mundësi me pas një shtëpi në qendër edhe ata e përdorin thëngjillin. Një klasë e mesme apo edhe klasë e lartë mundem me quajt”, tha ajo.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, këtë javë iu kushtua diskutimit mbi alternativave për ngrohje dhe ndotjes së ambientit.

Pjesëmarrës në debat ishin, Haki Abazi nga KOSID ,Antigona Ukëhaxhaj nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, dhe Valdrin Lluka, Ministër i Ekonomisë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=jMWfigxT3ok