E mitura u raportua e humbur, dyshohet se u keqtrajtua seksualisht

Babai e kishte raportuar si të humbur, por vajzën e mitur dyshohet se e kishin keqtrajtuar seksualisht.

Ngjaja ka ndodhur në Ferizaj, ku një mashkull dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht vajzën e mitur.

Sipas policisë, thuhet se ankuesi  ka raportuar se vajza e tij e mitur femër, e cila ishte raportuar si e zhdukur  është keqtrajtuar seksualisht nga një mashkull.

“Raportohet se ankuesi mashkull K-Shqiptar  ka raportuar se vajza e tij e mitur femër K-Shqiptare e cila ishte raportuar si e zhdukur  është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.

Policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.