FOTO ILUSTRIM

E mitura nga Malisheva ngacmohet seksualisht në shtëpin e saj

Një vajzë nën moshën 16 vjeqare ka raportuar në polici se ishte ngacmuar seksualisht në shtëpinë e saj. Policia nuk ka dhënë detaje për lidhjen në mes viktimës dhe ngacmuesit por ka sqaruar se i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orësh ku viktimat e mitura sulmohen apo ngacmohen seksualisht.

Një vajzë e mitur është keqtrajtuar seksualisht në një incident që ka ndodhur në Fushë Kosovë. Raport i policisë sqaron se viktima është akuar mbrëmë se ishte viktim e keqtrajtimit. Pas marrjes së informacionit policia ka identifikuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe paraburgosur” thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti sqaron se hetimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorinë e Prishtinës