‘E-kioska’ në Komunën e Pejës Foto: Komuna e Pejës

‘E-kiosku’ në Pejë nis me lëshimin e certifikatave të pronës

Komuna e Pejës ka njoftuar qytetarët e saj se tashmë në ‘E-kiosku’ bëhet edhe lëshimi i certifikatave të pronës.

“Në Komunën e Pejës, përkatësisht në E-kiosku ka hyrë në funksion një shërbim i ri, pra nga data 25.03.2019 ka filluar lëshimi i fletëve poseduese (certifikatave të pronës).”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit që ka bërë komuna në Facebook, ky shërbim i ri do të jetë një lehtësim për qytetarët e Pejës, të cilët nuk do të kenë nevojë të presin në radhë.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Arianit Demaj ka thënë për KALLXO.com se nxjerrja e këtij dokumenti përmes E-kiosku-t është risi e cila do të jetë lehtësim për qytetarët.

“Përveç dokumenteve që kanë pasur mundësi të nxjerrin deri tash, qytetarët do të mund të nxjerrin certifikatën e pronës së tyre, pra jo planin apo fletën poseduese sepse është e pamundur dhe duhet të bëhet kërkesë në ndonjërin nga sportelet e komunës, por mund të nxjerrin certifikatën e cila do t’i kursejë në kohë”, ka thënë Demaj.