Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

E Goditur nga Vetura, Biçiklistja Dërgohet në QKUK

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili derisa po ngiste veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur biçiklisten, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Nedakovc të Vushtrrisë rreth orës 16:00.