Personi iArrestuar Ilustrim

Dyshohet se u kap me tri lloje të substancave narkotike, arrestohet 

Është arrestuar një burrë nga komuna e Gjakovës pasi që gjatë kontrollit sipas policisë tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar disa qese me substancë të dyshuar narkotike.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për substanca narkotike të llojit heroinë 1.31 gramë , marihuanë 1.70 gramë dhe kokainë 0.38 gramë.

Në raportin epolicisë thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.