ilustrim

Dyshime për shtrenjtim të kafes, Autoriteti i Konkurrencës nis hulumtim

Një shtrejntim i koordinuar i çmimit të llojeve të ndryshme të kafeve nëpër kafiteri dyshohet se ka ndodhur sot në nivel vendi.

Të paktën kështu janë informuar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Valon Prestreshi, Kryetar i këtij autoriteti tha për KALLXO.com se kanë nisur hulumtimin në teren për këtë shtrenjtim.

“Autoriteti ka marrë informata për shtrejntimin e kafeve në nivel vendi. Kemi marrë informacione se është krijuar në shoqatë e gastronomëve dhe kanë vendosur për rritjen e çmimit. Kemi dërguar inspektorë në terren dhe nesër presim të marrim informacion nga ta. Ende nuk ka hetime”, tha Prestreshi.

KALLXO.com ka marrë vesh se shtrejntimi i kafesë ka nisur dje në disa kafene të Prishtinës.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për shtrenjtime të tilla të koordinuara.

Kafenetë e Ferizajt Rrezikojnë Gjoba për Shtrenjtim të Makiatos