Foto: Ilustrim

Dy vushtrrias arrestohen për katër raste të vjedhjeve

Dy vushtrrias janë arrestuar nga policia, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit, G.H., 18 vjeçar dhe R.Th., 21 vjeçar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në katër raste të ndryshme të vjedhjeve, të cilat janë raportuar muaj më parë në stacionin policor në Vushtrri.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.