Qyteti bregdetar i Durrësit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dy të zhdukur në Durrës dhe Shëngjin

Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në det pasditen e sotme. Ai ka qenë me dy persona të tjerë në plazhin e Durrësit.

Tre të rinj kanë qenë duke u larë, konkretisht në plazhin e Currilave në Durrës, kur njëri prej tyre ka hyrë në det dhe nuk ka mundur të dalë dot.

Dy shokët e tij kanë dhënë alarmin për gjetjen e tij dhe me gjithë kërkimet në det të bëra nga një mjet i policisë kufitare shtetasi D.M. me origjinë nga Skrapari nuk është gjetur ende.

Një tjetër i ri nga Kruja u raportua pasdite se ka humbur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Ka qenë familjarët e E.M., 18 vjeç, që kanë lajmëruar të shqetësuar policinë, pasi e kanë parë djalin të hyjë në det, por nuk e kanë parë të dalë më prej aty.

Polumbarët kanë nisur menjëherë kërkimet./21Media