Crime

Dy të Vrarë në Malishevë

Dy persona janë vrarë në fshatin Plloqicë të Malishevës rreth orës 01:20 pas mesnatës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë të cilat janë duke u marrë me rastin.

Sipas informatave të para, vrasja dyshohet se ka ndodhur me armë zjarri.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar rreth këtij rasti…