Dy të vrarë dhe një i plagosur në Vlorë

Dy persona janë vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Ngjarja është shënuar në orët  e mesditës, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet./RTK