Dy të vdekur nga kontakti me rrymën në Vlorë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën në Vlorë.

Sonte në mbrëmje një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Alikokë.

Top-Channel njofton se edhe një person tjetër sot gjatë ditës ka vdekur si pasojë e rrymës.

Fjala është për një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili vdiq nga kontakti me rrymën në qytetin e Vlorës.