Dy të vdekur në një aksident në rrugën Prishtinë- Pejë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur para rreth një ore në rrugën Prishtinë-Pejë, afër fshatit Gllarevë të Klinës.

Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.

“Nga ky aksident një person i gjinisë femërore dhe një i gjinisë mashkullore e kanë humbur jetën. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë.

Po ashtu, sipas zëdhënësit Rugova, në këtë aksident ka mbetur edhe tre të lënduar.

Njëri prej tyre është dërguar në QKUK e dy të tjerët, me lëndime më të lehta, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.