Dy të vdekur në autostradë afër Suharekës

Dy persona kanë rënë në humnerë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në segmentin Suharekë-Duhël.

Policia ka njoftuar se  dy persona  duke kaluar mbi  urën me nr. 11 në autostradë  duke kaluar  nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kanë rënë në humnere dhe kanë vdekur.

Policia ka dalur në vendngjarje dhe është konstatuar se dy viktimat kanë qenë punëtorë të një kompanie Kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës.

“Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër  kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”,

Policia njofton se ndalimi i tyre në autostradë është bëre me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat.

Tre shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë  nga prokurori i rastit.

“Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dalë nga autobusët”,thuhet në njoftim.

Sipas policisë të vdekur janë: A.B i lindur në vitin 1993 dhe G.G i lindur në vitin 1999.

Ndërsa të dyshimtit e ndalur janë: M.M i lindur në vitin 1986, Sh.S i lindur në vitin 1969 dhe
B.B i lindur në vitin 1980.