Dy të Vdekur e Dy të Lënduar në Aksidentin Afër Gjakovës

Sipas Policisë, në këtë aksident kanë humbur jetën dy këmbësore: Gj. K. e lindur më 1962 dhe mbesa e saj L.D, e lindur më 2005.

Po ashtu, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar H.B. i lindur më 2001 dhe B.B. i lindur më 2001.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.

“Deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H.B. (i lindur m 2001), duke drejtuar automjetin udhëtaresh me tabela te Zvicrës dhe duke mos ju përshtatë kushteve të rrugës humb kontrollin dhe i godet dy këmbësorë të cilët nga lëndimet humbin jetën në vend ngjarje. Vdekjen e tyre e konstaton mjeku në vend ngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer”, njofton Policia Rajonale e Gjakovës.

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendngjarje dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.