Foto-ilustrim

Dy të mitur theren me thikë në Lipjan

Dy persona janë plagosur me thikë sonte në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Florie Ahmeti, rreth orës 19:00 Policia ka pranuar informatën për një therje me thikë në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rr. “Avdi Kelmendi”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore.

“Sipas informatave fillestare, E.A. (e gjinisë femërore), 16 vjeçe, dhe  A.R. (i gjinisë mashkullore) 16-vjeç, janë plagosur me thikë. Të njëjtit janë dëguar për tretman mjekësor”, tha Florie Ahmeti për KALLXO.com.

Ndërkohë, Policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.