Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Dy të lënduar nga aksidenti në Suhodoll

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Suhodoll të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi dje rreth orës 15:30.

Lëndime nga aksidenti kanë pësuar njëri ngasës dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Pas tretmanit mjekësor, pasagjeri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

KALLXO.com shkroi edhe për aksidente tjera.