Dy të arrestuar për vjedhje të rënda në Pejë

Policia e rajonit të Pejës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë 2  persona të dyshuar  se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ .

Personat e dyshuar të arrestuar lidhur me këtë rast janë:  XH. TH, i ​​lindur me 1975 ​ dhe  A.P i ​lindur me 1993.

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas policisë,  këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Të dyshuarit janë duke u hetuar nga Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës lidhur me disa raste të grabitjeve të cilat kanë ndodhur në Rajonin e Pejës. ​

Policia e Kosovës ka falenderuar  falënderon të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike pasi që pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar kanë ndihmuar shume në identifikimin e tij.

KALLXO.com kishte raportuar dje lidhur me arrestimin e të dyshuarit që policia kishte kërkuar ndihmë në identifikim.

https://kallxo.com/policia-shenon-sukses-arreston-te-dyshuarin-e-fotografise/