Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dy të Arrestuar për Tentim Vrasje dhe Grabitje

Policia ka njoftuar se rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm kanë pranuar një informatë se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me shufër dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

Viktima e këtij incidenti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

G.A. është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Ndërsa A.H. është arrestuar nga Policia sot rreth orës 09:00. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Ndaj personave të dyshuar janë hapur dy raste, tentim vrasje dhe grabitje.