Foto: Ilustrim

Dy të arrestuar për konfrontimin fizik në Suharekë

Policia e Suharekës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin të përfshirë në një përleshje fizike.

Në njoftimin e saj, Policia Rajonale e Prizrenit njofton se mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Studençan të Suharekës ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me lëndim trupor.

Sipas raporteve hetimore dyshohet se dy vëllezër janë konfrontuar fizikisht me një qytetar, viktimë në këtë rast, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë përleshjes, sipas njoftimit të Policisë, është përdorur një pistoletë 9 mm dhe është shkrepur një fishek por pa e lënduar askënd, ndërkaq dyshohet se viktima është lënduar me qytën (dorëzën) e armës, të cilën, disa dëshmitarë ia largojnë nga dora e më pas ia dorëzojnë Policisë me një karikator me 9 fishekë.

“Ekipe kompetente policore kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe i kanë arrestuar të dyshuarit. Pas intervistave, me urdhër të prokurorit të shtetit njëri nga prej tyre ndalët në masën e arrestit policor”, njofton Policia e Prizrenit.

Viktima pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë familjare në Suharekë, udhëzohet për në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.