Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Dy të arrestuar në tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Vetëm në 24 orët e fundit, në polici janë hapur tri raste të dhunës në familje.

Në rastin e parë, policia ka arrestuar një të dyshuari pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Të dy të rrahurat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i shënuar në Prishtinë, i ndodhur gjatë ditës së djeshme, një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj dhe ka marrë lëndime trupore.

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar në lidhje me këtë rast ndërsa me urdhër të prokurorit rasti do vazhdoj të hetohet në procedurë të rregullt.

Në Suharekë është raportuar se babai ka rrahur dy vajzat e tij, mosha e të cilave është e mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.