Dy raste të zjarrëvënies në rajonin e Gjilanit, s’ka të lënduar

Edhe dy rastet të tjera të zjarrit janë lajmëruar në rajonin e Gjilanit brenda gjatë ditës së djeshme.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 15:00 në Gjilan ku zjarr i cili fillimisht ka shpërthyer jashtë objektit të një kompanie për tërheqjen e automjeteve, më pas është përhapur brenda oborrit të kompanisë, me ç’rast ka përfshirë mbeturinat si dhe tri vetura të konfiskuara.

Policia thotë se nuk është raportuar për të lënduar por se ka arrestuar të dyshuarin që ka shkaktuar zjarrin.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në komunën e Kamenicës, ku një person ka raportuar në polici se një person ia ka vënë zjarrin arës së tij me me qëllim të pastrimit, ndërkohë zjarri është përhapur edhe në prona tjera.

Policia thotë se familjarët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin dhe se  nuk raportohet për të lënduar.

Rasti i cili ka ndodhur rreth orës 12:00 me vendim të prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet në procedurë të rregullt.